30,10,2024

Manipulimi i qeverisë që favorizon djalin e kryeministrit Mustafa

Must Read

z_1460294143-8014044

Kompania e drejtuar nga Arben Mustafa, djali i kryeministrit Isa Mustafa, është favorizuar nga Qeveria e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës e ka ‘legjitimuar’ për terminal të mallrave, më shumë se një vit para se kjo kompani të pajisej me licencë.

Insajderi ka zbuluar se Qeveria e Kosovës ishte kujdesur që t’i jepte epitetin ‘Terminal i Mallrave’ kompanisë “Inter Europa Kosova”, pesëmbëdhjetë muaj para se ta pajiste me licencë. Me këtë epitet e emëronte në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, ndonëse kompania nuk ishte e licencuar për të ofruar këtë shërbim.

Insajderi ka siguruar raportin e komisionit ministror që kishte bërë vlerësimin e terminaleve. Është emërtuar  “Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese në terminalet e mallrave”. Në mesin e tyre figuron edhe “Intereuropa Kosova”. Dokumenti është protokolluar më 19 nëntor të vitit 2014.

Për koinçidencë, po atë ditë kishte marrë fund bashkëpunimi mes LDK-së, Lëvizjës Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës i njohur si Blloku VLAN. Pas prishjes së bllokut Isa Mustafa, kreu i LDK-së, bëri marrëveshje me PDK-në që atëkohë udhëhiqte qeverinë.

Ministria e Infrastrukturës nuk dha përgjigje në pyetjen e Insajderit se pse në këtë raport të inspektimit të terminaleve figuron edhe kompania “Inter Europa Kosova”.

Kjo kompani, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit, është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe  Hazbi Hasanit. Ndërsa Arben Mustafa dhe  Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes.  Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Isa Mustafa. Kur Mustafa kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë për qind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Insajderi ka pyetur autoritetet doganore lidhur me licencimin e kësaj kompanie për të operuar si terminal doganor i mallrave. Po ashtu autoritetet doganore janë pyetur nëse e njëjta ka pasur licencë më herët, pasi që është përfshirë në këtë raport bashkë me shtatë terminalet tjera që posedonin licencë.

“Dogana nuk ka informatë nëse kjo kompani ka marrë licencë për  terminal”, ka deklaruar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Ka shtuar se për momentin kjo kompani ka vetëm statusin ligjor të depos së mallrave, por jo edhe të terminalit të mallrave.

“Për momentin në doganë kjo është depo publike e mallrave”, ka pohuar Stavileci. Kjo kompani ka marrë këtë status para dhjetë vitesh, më 2006.

Ligjërisht i vetmi autoritet që obligohet ta inspektojë këtë kompani është Dogana e Kosovës, institucioni që i ka dhënë pëlqimin për të funksionuar si depo publike doganore, që është një rang më i ulët se sa terminali i mallrave. Depoja publike doganore është e kufizuar në  ofrimin e shërbimeve në raport me terminalet e licencuara të mallrave, që janë biznese më fitimprurëse.

Por në dokumentin e Ministrisë së Infrastrukturës, përveç emërtimit, edhe veprimtaria e kësaj kompanie përshkruhet në kundërshtim me deklarimet e autoriteteve doganore.

Tek kapitulli “Terminali i mallrave-Intereuropa”, thuhet se ky terminal e posedon edhe një depo publike doganore. Kjo ka ndodhur edhe përkundër se autoritetet doganore konfirmojnë se kjo kompani nuk ka status tjetër juridik përveç të depos publike doganore.

“Në kuadër të këtij terminali ekziston edhe depo publike doganore e cila ndërlidhet me shërbimet e terminalit të mallrave dhe Doganën e Kosovës”, thuhet në raportin e inspektimit të terminaleve, të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Raporti vazhdon tutje duke shtuar se “Intereuropa i posedon 600 shleperë, kryen shërbime logjistike, transport depo, shërbime terminali etj”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni ne insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img