Sport

Mancini e konfirmon të ardhmen

By FerizajPress

April 08, 2016

Roberto Mancini nuk do të largohet nga Interi.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka mohuar thashethemet se ai do të largohet në fund të këtij edicioni, për të marrë drejtimin e një skuadre tjetër.

Ai ka thënë se ka edhe një vit kontratë me Interin dhe se nuk po shqetësohet për të ardhmen.

“Nuk kam pranuar ofertë prej asnjë skuadre tjetër. Lajmet e tilla janë të pavërteta. Unë kam edhe një vit kontratë dhe nuk jam i shqetësuar”, tha Mancini gjatë konferencës për media.