23,08,2025

Maloku: Kush garanton se zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet më të madh politik?

Must Read

Maloku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shtruar këtë pyetje: Kush mund të garantojë se zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana, me këto raporte ndërpartiake mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë?

Ky është postimi i plotë i Malokut:

“Aleatët tanë ShBA dhe Gjermania, pa të cilët rrezikohet edhe ekzistenca fizike e kombit tonë në Ballkan, bëjnë përpjekje maksimale për shuarjen e krizës (së pakuptimtë) politike në Shqipëri dhe, po ashtu, në Maqedoni duke qëndruar (pothuajse) hapur në krah edhe të interesave shqiptare atje.

Disa parti shqiptare, me mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës synojnë krijimin edhe të një krize politike. Kush garanton dhe në bazë të cilave fakte, që zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana dhe me këto raporte ndërpartiake, mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë?

A JENI ME NE A ME ARUSHEN?”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ferizajasi, kreu disa vjedhje nëpër banesa

I dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar të premten, pasi gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img