01,07,2025

Mali i Zi pret të hyjë në NATO në fund të majit

Must Read

Darmanoviq tha për Reuters se ka siguruar mbështetjen e plotë, 100 për qind, nga senati amerikan për t’u bërë pjesë ë aleancës veriatlantike, përcjell rel.

Disa zyrtarë kanë shprehur dyshimet se presidenti amerikan Donald Trump mund të kundërshtojë këtë vendim, për shkak të dëshirës së tij për të përmirësuar raportet me Rusinë, që është kundërshtar i zgjerimit të NATO-s në Ballkan.

“E kuptojmë se presidenti Trump do të bëjë disa përmirësime të raporteve me Rusinë, por nuk shohim shenja të sakrificës së parimeve kombëtare të Amerikës”.

“Do të ndodhë 100 për qind”, tha ai.

Anëtarësimi në NATO është bërë temë e nxehtë në shtetet ish-jugosllave.

Javën e kaluar, zyrtarë në Podgoricë thanë se kanë prova se qeveria ruse po ndërhynë me një plan për zgjedhjet parlamentare në tetor.

Rusia ka kundërshtuar këto pretendime.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img