Lajme

Malazeztë e Kosovës thirrje që sa më parë të themelohen institucionet e vendit

By FerizajPress

August 07, 2017

Nëse nuk formohen institucionet, Kosova do të rrokulliset në humnerë ndërsa populli do të ballafaqohet me vuajtje e ferr. Një gjendje e tillë do të forcojë orekset e fundamentalistëve islamë dhe të grupeve të tjera radikale. Nëse ndodh kjo, fajtorë do të jenë vetëm liderët shqiptarë si prijës të popullsisë shumicë.

Në këto momente kritike komunitetet jo shumicë, që përbëjnë gjithsej 7 për qind, kanë demonstruar konstruktivitet e përgjegjësi më të madhe ndaj shtetit dhe kjo për ne është e pakuptimtë. .

Dëshuirojmë të besojmë se deputetët e Kosovës dhe liderët shqiptarë do të kuptojnë me kohë derisa nuk bëhet vonë se asnjë interes nuk guxon të jetë para interesit të shtetit dhe popullit të vet, thuhet në reagimin e Malazezëve të Kosovës, të nënshkruar nga Sllobodan M.Vujiçiq.