11,01,2025

Malazezi i arrestuar në Kosovë, kërkon të ekstradohet në vendlindje

Must Read

Malazezi Gjorgje Paviqeviq ka kërkuar të ekstradohet në vendin e tij.

Njëri nga katër të arrestuarit për “Armëmbajtje pa leje”, “Blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike” malazezi Gjorgje Paviqeviq ka kërkuar që të ekstradohet në vendin e tij.

Paviqeviq, i cili muajin e kaluar u arrestua në Prishtinë bashkë me malazezin tjetër Mario Milosheviq, shtetasin serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovaren Laureta Zyba, ka kërkuar që të kthehet në Spitalin Special Psikiatrik në Kotorr, në të cilin po vuante një dënim me burg për veprën penale të “Rrëmbimit” në bashkëveprim me veprën penale të “Tentim zhvatjes”.

Mbrojtësi i Paviqeviqit, avokati Nazim Mehmeti, ka pohuar për “Zërin” se i mbrojturi i tij duhet të ekstradohet në Mal të Zi, pasi atje ka kryer vepra më të rënda dhe ka qenë duke e vuajtur një dënim.

Sipas avokatit Mehmeti, Paviqeviq nuk është mirë me shëndet dhe mbrojtja ka kërkuar që sa më shpejt që është e mundur ai të ekstradohet në vendin e vet sepse ai ka ardhur nga Mali i Zi, është arratisur nga atje dhe atje i ka veprat penale më të rënda.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img