Mediat greke shkruajnë se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë.
Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë, duke u shoqëruar me trafik të dendur, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.