Lajme

Maduro kërkon që gratë mos të përdorin tharësen e flokëve

By FerizajPress

April 11, 2016

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka ndërmarrë një sërë masazh për të kursyer energjinë e njërën ndër to që jo shpeshherë është dëgjuar të bëhet nga një president.

Ai u ka kërkuar grave në vendin e tij që mos të përdorin tharësen e flokëve.

Maduro u ka thënë grave që të përdorin alternativa të tjera në vend të tharëses, pasi kjo e fundit harxhon shumë energji.

“Kur një grua i than flokët në mënyrë natyrale, mendoj se duket më mirë”, citohet të ketë thënë Maduro.

Madje për të kursyer energjinë, Maduro ka shpallur një dekret ku punëtorëve u jep pushim edhe të premten për dy muaj.

Përveç kësaj Maduro raportohet të ketë marrë edhe masa të tjera./KosovaPress