22,06,2025

LVV në Ferizaj: Jemi gati për ndryshime

Must Read

Edhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e Qershorit.

Në mbledhjen të cilën Këshilli i Qendrës se LVV në Ferizaj  e ka mbajtur mbrëmë ka zgjedhur edhe strukturat e shtabeve zgjedhore, ku drejtues i shtabit zgjedhorë është zgjedhur  Faton Halili.

Burime të FerizajPress  bëjnë të ditur se nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje ,Qendra në Feriza,  për kandidat të mundshëm për deputet  janë: Faton Topalli, Bashkim Misini, Valon Ramadani, Shyqeri Hyseni, Emrush Xhemajli dhe Xhevat Sallahu .

Por lista zyrtare e kandidatëve  për deputet nga Ferizaj për këtë subjekt politik pritet të jetë përfundimtare pas mratimit nga Këshilli i Përgjithshëm i LVV,i cili pritet të takohet sot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img