Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje-Qendra në Ferizaj përmes një performacë kanë ironizuar me gjendjen e sheshit në Ferizaj . Ata përmes një komunikate kanë bërë të ditur se këtë pjesë e kanë emëruar edhe si qendër të skijimit për shkak të borës e cila ditëve të fundit është grumbulluar në këtë pjesë.
Gjatë ditëve të kaluara në këtë pjesë janë parë ekipe të pastrimit nga Kompania “Pastërtia” por sërish kjo pjesë është rimbushur. Në orët e mbrëmjes Shtabi për Emergjenca ka bërë të ditur se pas pastrimit të rrugëve do të filloi edhe pastrimin e trotuareve dhe shesheve.
Komunikatën e plotë të Lëvizjes vetëvendosje mund ta lexoni në vazhdim:
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj përmes një aksioni simbolik ka ironizuar gjendjen e rëndë e cila është përkeqësuar si pasojë e reshjeve të dëborës, e cila është rrjedhojë e neglizhencës nga kompanitë përgjegjëse të cilat janë të kontraktuar nga qeverisja komunale dhe financohen nga taksa e qytetarëve të Komunës së Ferizajt.
Në këtë rast aktivistët së bashku me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj, Bashkim Misini, sheshin e Komunës së Ferizajt e kanë emërtuar si “Qendra e skijimit: SFARQA 2017 – Zbatues i projektit Daja”. Nëpërmjet këtij aksionit simbolik, ne, si Lëvizje shprehim pakënaqësitë tona të cilat janë pasojë e udhëheqjes komunale, me ç’rast kjo strukturë ka humbur kontaktin me qytetarin e Ferizajt dhe ka përforcuar raportet me të afërmit e tyre duke dëmtuar publiken.