Në një konferencë për medie ka ngritur shqetësimin për ndotjen e ambientit nga fabrika e përpunimit të gomës në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Me këtë rast u tha se ky problem po shqetëson banorët për disa vite.
“Prandaj ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e pamë të nevojshme të reagojmë për të përkrahur banorët që jetojnë afër impiantit dhe që ballafaqohen për çdo ditë më këtë problem të cilin ata nuk e deshën por ia imponuan. Kundërshtimi i banorëve për këtë impiant filloi disa vite më parë” tha Fazli Shabani ,koordinator i nënkomteteve të LVV,Qendra në Ferizaj.
Asamblisti komunal Xhevat Sallahu tha se me këtë problem janë duke u ballafaquar edhe fshatrat në rrethinë.
“Ky problem nuk është vetëm i fshatit Mirosalë por i gjithë fshatrave për rreth e më gjerë ngase grimcat dhe gazrat kimike që dalin nga oxhaku kësaj fabrike shpërndahen në ajër dhe përfundojnë në tokën në kultura bujqësore nga prapë përfundon në organizmin e njerëzve dhe kafshëve. Riciklimi gomës pos mazut dhe azbest që është kancerogjen liron po ashtu edhe Sulfur që në kontakt me ajrin e lagësht ai kalon në acid sulfurik që ndikon keq tek njerëzit dhe bimët,dhe në përgjithësi masat plastike-makro-molekulare janë kancerogjene” ka thënë Sallahu
Më këtë rast u tha se peticioni i parë nga banorët e këtij fshati është bërë në Dhjetor të viti 2013 por nga atëherë ende nuk është bërë zgjidhje.
“Ky peticion ishte bërë për të shprehur mospajtim me lokacionin ku është ndërtuar ky impiant i cili është shumë afër shtëpive të tyre. Pavarësisht peticionit, MMPH pas rreth 6 muajsh konkretisht më date 04.06.2014 i kishte aprovuar kërkesën për Pëlqim Mjedisor kompanisë “Fito-Projekt” edhe pse në bazë të Ligjit Nr.03/ L-214 për VNM (Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis), neni 20 ky dokument nuk mund të lëshohet pa pëlqimin e banorëve. Më datën 25.08.2014, rreth 3 muaj pas lëshimit të Pëlqimit Mjedisor nga MMPH-ja banorët bëjnë edhe një peticion prej 526 nënshkrimeve, tani më kundër veprimtarisë së këtij impianti’ tha Shabani
“Në dokumentin që ka lëshuar MMPH e që aprovon pëlqimin mjedisor për këtë kompani thuhet se është mbajtur debat publik në përputhje me Ligjin Nr.03/ L-214 për VNM, neni 20 nga i cili debat është dal me propozimin që ti jepet pëlqimi mjedisor.Ne pyesim MMPH se me ke ka debatuar dhe nga kush ka marr miratimin pas “debatit publik” për lëshimin e PËLQIMIT MJEDISOR, kur ky proces u parapri dhe u pasua me peticion kundër ndërtimit dhe veprimtarisë së këtij impianti nga banoret me te cilët duhej debatuar” ka thënë Shabani.
“Konkluzionet tona për këtë çështje janë se: Autoritetet komunale dhe MMPH-ja janë duke fajësuar njëra tjetrën për këtë rast por realiteti është se që të dyja janë bashkëfajtore. MMPH është fajtore për lëshimin e Pëlqimit Mjedisor gjegjësisht lejen për ushtrimin e kësaj veprimtarie në mënyrë të parregullt duke shkelur ose manipuluar me Ligjit Nr.03/ L-214 per VNM, neni 20.Gjithashtu nga raportet e inspektimit te MMPH-se konfirmohet se objekti në fjale nuk i plotëson të gjitha kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe në vend se ti merret leja deri në plotësimin e kushteve, pronarit vetëm i lëshohet urdhëresë për përmbushjen e kushteve, dhe se i njëjti vazhdon veprimtarinë” tha Fazli Shabani.
“Ne si qytetarë të Ferizajt dhe si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj i bëjmë thirrje organeve kompetente, cilat do qofshin ato që sa më parë të veprojnë. Ne nuk jemi kundër zhvillimit ekonomik të vendit e nuk jemi as për mbylljen e kësaj fabrike, por sugjerojmë që sa më shpejt këtij impianti ti nderpritet puna deri në ndërrimin e lokacionit me të vetmin qëllim që të mbrojme shendetin e qytetarve tanë.Deklaratat se organet komunale nuk janë kompetent mund të përkthehen në paftesi të tyre për të interperetuar ligjin ose moskokqarje për problemet e banorëve sepse në rastin për të cilin ne po flasin ata janë kompetent por nuk veprojnë. Prandja në kërkojmë dorëheqjen e tyre që qytetaret e Ferizajt ashtu siç e meritojnë të udhëhiqen nga kuadro profesionale që do ë rezultonte me marrje përgjegjësishë dhe zgjidhje të shpejta të problemeve të tyre” tha mes tjerash në fund të kësaj konference Fazli Shabani