28,12,2024

LVV “mbyllë” deponinë e mbeturinave në fshatin Gurëz të Ferizajt

Must Read

Me një aksion simbolik  banorë të fshatit Komogllavë dhe Gurëz kanë mbyllur deponinë e mbeturinave në fshatin Gurëz të Ferizajt.

Me  vënien e shiritit i cili ka simbolizuar mbylljen e kësaj deponi  aktivist të LVV në Ferizaj kanë thënë se kjo është vetëm  simbolik që t’u përcjellet mesazhi strukturave Komunale që të merren  seriozisht me problemin e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Valon Ramadani,nënkryetar i LVV Qendra në Ferizaj  me këtë rast tha se kjo është  një akt simbolik  që t’u rikujtojnë  strukturave Komunale se edhe pas peticionit të nënshkruar nga 886 banorë ende asgjë s’është marrë në  drejtim të zgjidhjes së kërkesave të banorëve të këtyre fshatrave.

“Banorët e fshatrave Komogllavë dhe Gurëz sot i vunë shiritat deponisë e cila po e bënë të pa mundur jetën e qytetarëve në këtë anë. Me këtë kërkojmë që institucionet përgjegjëse t’ ia vënë drynin njëherë e përgjithmonë. Kjo deponi në mes të fshatrave rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve dhe ne nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të papërgjegjësisë së vendimmarrësve, pamundësi që të marrim vendim për largimin e mbeturinave në institucion, aty ku duhet të merret vendimi për ndërrimin e vendit të deponisë siç kemi kërkuar me peticionin e datës 25 dhjetor 2015 me 886 nënshkrime drejtuar Kryetarit të komunës dhe Kuvendit komunal” ka thënë Valon Ramadani ,nënkryetar i LVV Qendra në Ferizaj.

Ramadani me këtë rast ka thënë  se do ta mbrojnë Komogllavën dhe Gurzën duke pamundësuar derdhjen e mbeturinave në këto  fshatrat .

“Sot i dhamë vërejtjen e fundit përgjegjësve se ne nuk do të rrimë duarkryq dhe nuk do të lejojmë që me mbeturinat e tyre të helmohen fëmijët tan.Nëse nuk mbyllet deponia, në protestën e radhës do ta mbyllim vet doponinë. Nuk do të lejojmë të kaloj asnjë kamion me mbeturina” tha Ramadani.

Jemi këtu nga dy fshatrat   dhe kërkojmë që kjo të shqyrtohet në Kuvend,gjë e cila deri më tani nuk është bërë. Duhet të përfillen kriteret ligjore për largësinë e deponive të mbeturinave nga vendbanimet” tha Driton  Ismajli, banor i fshatit Komogllavë.

Ndërsa  Ylber Hajredini tha se ky tubim  është nga qytetarët e këtyre dy fshatrave dhe nuk duhet ti jepet  ngjyrim politik.

“Është kjo një protestë e banorëve të Komogllavës dhe Gurzës  të cilët edhe përmes një peticioni kanë shprehur shqetësimin e tyre.Nëse kërkesat e banorëve nuk do të merren parapashë ne do të  vazhdojmë kundërshtimin tonë si banorë të kësaj rrethine, do të dalim edhe me traktorë e makina tjera që të bllokojmë rrugën deri sa të lëviz diçka  në këtë drejtim” tha Ylber Hajredini, banor i fshatit Komogllavë.

14643167_10208904093577927_2083503813_n 14625778_10208904093697930_667062378_o 14643082_10208904093937936_1897750978_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img