19,12,2024

LVV e Ferizajt hap zyrtarisht fushatën zgjedhore

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e kësaj partie për deputetë nga Ferizaj, marshuan sheshit të qytetit ku vizituan edhe disa biznese që operojnë përgjatë këtij sheshi.

Liridona Gashi, sekretare organizative e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj,  tha se deri më 14 shkurt do të trokasin derë më derë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe për t’iu treguar se sa i nevojshëm është ndryshimi për vendin.

“Sot zyrtarisht fillojmë fushatën nëpërmjet së cilës ne si Lëvizje do të shkojmë derë më derë, lagje më lagje e nëpër familje nëpërmjet kandidatëve që ne  kemi zgjedhur të na përfaqësojnë këto ditë neve, ndërsa në Kuvend për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët. Fushata do të jetë intensive ngase nevoja për ndryshime është e domosdoshme, referendumi i 14 shkurtit padyshim do të tregoj se sa po përkrahet Lëvizja e sa të rëndësishëm e kemi ndryshimin”, tha Gashi.

Përveç 7 kandidatëve nga Ferizaj, në listën e Vetëvendosjes për deputetë janë edhe dy kandidatë të tjerë nga ky qytet që i takojnë nismës ”Guxo” të Vjosa Osmanit.

Gashi thotë se në disa raste do të bëjnë fushatë bashkërisht me ta.

”Jemi dakorduar me ta, do të tentojmë që një numër takimesh e tubimesh t’i bëjmë të përbashkëta edhe pse ne planifikojmë që ndaras ta  bëjmë fushatën, por ku e shohim të arsyeshme që të jemi bashkërisht do të bëjmë fushatë edhe bashkë”, tha Gashi.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka filluar sot dhe do të vazhdoj deri më 12 shkurt./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img