27,07,2024

LVV : Ferizaj ende pa spital për çështje inatesh

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për medie zhagitjen e nisjes së spitalit e ka cilësuar si çështje inatesh në mes të forcave politike në Ferizaj.
Me këtë rast Dr.Shyqeri Hyseni nga nënkomiteti për shëndetësi pran LVV Qendra në Ferizaj ka shprehur shqetësimin e zhagitjes së Spitalit të Ferizajt i cili edhe pas shpalljeve të tenderëve për fillimin e ndërtimit ende nuk ka asgjë konkrete.
“Qyteti i Ferizajt në historikun e tij asnjëherë deri pas lufte nuk ka pasur spital. Në vitet e 80-ta shpeshherë është përballë me çështjen a duhet të ketë Ferizaj spital apo jo? Dhe kjo përballje bëri të mundur daljen e kuadrove të reja shqiptare.Madje aso kohe u pat marrë edhe një projekt nga spitali i Strugës, por Spitali nuk u ndërtua dhe kuadrot Ferizajase iknin në Prishtinë, tani në QSKUK. Për t’a quar përpara një çështje, një punë duhet dashur,duhet ditur,duhet reflektuar dashuri, jo inat, jo urrejtje,jo dashakeqësi. Duhet ditur se një e mirë që njihet nuk fillon nga ti,nuk është ide e jote.Kjo pra është fatkeqësia, të pretendosh se prej teje fillon historia e Ferizajt, historia e shëndetësisë,arsimit etj” ka thënë Hyseni
Pse po ndodhe kështu?.
“Spitali i Ferizajt filloi punën në qershor të vitit 1999 me vendosjen e të plagosurve të UCKse, në lokalet ekzistuese të shtëpisë së shëndetit të atëhershme.Në kohën e qeverisjes së LDK-se u caktua një lokacion viza-vi KFOR-it Grek, në magjistralen Shkup-Ferizaj. Hapësirat spitalore zgjeroheshin e rriteshin pa kriter, pa projekte edhe pse kishte nevojë për hapësira.Gjatë qeverisjes së PDK-së, këta caktuan një lokacion të ri për spital dhe atë të tregu i atëhershëm i kafshëve. U bë projekti dhe u gjet një donator me investime prej milionësh. Tani nën qeverisjen e LDK-së,nuk u pajtuan me atë lokacion, e prolonguan gjetjen e lokacionit të ri gjë të cilën humbën donacionin milionësh. Caktuan lokacion te pishat, ku gati është ndërtuar lKSHP” ka thënë Hyseni
“Nuk mund këtu të mos përmendim interesimin profitabil që ka paraqit kryetari i KK Ferizaj Z.Svarqa. Fjala është për formimin e laboratorit të ushqimit, pronari i të cilit do te ishte ai. Kështu edhe pse në mjete të informimit u deklarua se spitali do të filloj së ndërtuari së shpejti ajo spo ndodh” ka thënë Hyseni
Vetëvendosje shprehu shqetësim edhe për lokacionin në të cilin parashihet të ndërtohet spitali i ri i Ferizajt.
‘’Ne strategjinë e lokacionit të spitalit ne gjithherë kemi menduar se aty do të gravitonin qytetarët nga Hani i Elezit, Kaçaniku, Shtërpca, Brezovica, Vitia e Shtimja. Si do t’i qasen pjesa dërmuese edhe e vet qytetarëve të Ferizajt? Cila është arsyeja që ju Ferizajt dhe ferizajasve ua mohoni një të arritur për 3 vjet më parë, një gëzim, një mundësi, që të trajtohen dinjitetshëm për tre vjet më herët? Na thuani a keni arsye, apo ndoshta për veten tuaj dhe për familjen nuk e ke atë dert sepse në çdo kohë e ke edhe një atdhe tjetër-Gjermaninë, ku mund të strehohesh, të jetosh e në rast sëmundje edhe të ekzaminohesh si i ka hije një njeriu’’ u shpreh Hyseni.
Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga kryetari Svarqa që të gjej një zgjidhje në të mirë të shëndetit të ferizajasve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img