03,07,2025

Lutja e nënës 19-vjeçare në Ferizaj: Kam fëmijë, ju lutem më gjeni një punë

Must Read

Fatime Abazi nga Ferizaj, një nënë vetëm 19-vjeçare e ndarë nga burri, po e rrit djalin e saj me vështirësi të mëdha ekonomike.

E martuar në moshë të re e më pas e ndarë, ajo e vetme detyrohet të kujdeset për fëmijën e saj dy vjeçar edhe pse në kushte të vështira jetese.

Prindërit e Fatimes nuk punojnë, madje jetojnë me një pension invalidor prej vetëm 70 euro.

Por jo vetëm kaq, dëshira dhe ëndrra e Fatimes nuk mbaron tek lëmosha, ajo ende askujt nuk i ka shtrirë dorën e nuk i ka kërkuar ndihmë që të rrisë djalin e saj të vetëm. Ajo ka vetëm një lutje, t’ia sigurojë dikush një punë.

Në profilin e saj në facebook ajo ka bërë një postim me një kërkesë fare të thjeshtë, por që vështirë po e fiton.

“Përshëndetje jam e interesume për një vend pune, pastruese, shitëse, paketim kudo qoft në Ferizaj, kam shumë nevojë për punën. Viber +37745443***. Kam fmi me rrit ju lutna mos ma merrni për dobësi”.

Është ky postimi i saj që po prek zemrat e secilit, por megjithatë punën vazhdon të mos e gjej.

Fatimja thotë për lajmi.net, se tentimin për të kërkuar punë e ka filluar qysh një kohë të gjatë, por përsëri vështirë të gjej ndonjë kontakt apo mundësi pune, prandaj edhe u detyrua ta bëjë publike e të kërkojë ndihmën e të tjerëve.

Në ditët e sotme rastet e tilla të papuna janë të shumta, megjithatë Fatimja po kërkon diçka të paktë e me ndërgjegje, sepse një punë të tillë sigurisht dikush mund ta ofrojë!

Lutja dhe kërkesa e Fatimes i drejtohet të gjithëve që kanë sado pak mëshirë për një nënë të vetmuar, e të gjithë atyre që kanë fëmijë dhe e kuptojnë problemin e saj.

Të rrisësh një fëmijë e vetme është puna më e vështirë e një nëne, por ta rrisësh në kushte të mjerueshme ajo bëhet diçka e patejkalueshme.

Kushdo që mund t’ia sigurojë një punë Fatimes, atë mund ta kontaktoni në numrin e saj, të cilin e posedon redaksia dhe mund të drejtoheni edhe në facebook. /lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img