15,11,2025

Lutfi Mani: Nivelizimi i pagave duhet të bëhet edhe për punonjësit e arsimit

Must Read

Këshilltari i SBASHK-ut Lutfi Mani deklaroi se sektori i arsimit është lënë mënjanë tërësisht sa i përket projektligjit për pagat.

Përderisa paralajmëroi grevë një orëshe të punonjësve të arsimit për nesër, Mani tha se ata po kërkojnë nivelizimin e pagave për të gjithë sektorët, duke përfshirë këtu edhe arsimin.

“Ligji i pagave ka kuptim kur bën nivelizimin e pagave për kategori të njëjta. Personat me shkallë të kualifikimit të njëjtë të kenë paga të njëjta. SBASHK-u kërkon ngritjen e pagave të punëtorëve të arsimit për 30%, në bazë të asaj që është thënë në këtë ligj”.

“Nëse themi se arsimi është prioritet, në momentin kur e kemi shpallur reformën dhe kërkohet angazhim maksimal, duhet të ketë edhe nivelizimin e duhur”.

Mani theksoi se starti i pagave duhet të jetë i njëjtë për të gjithë punonjësit e të gjithë sektorëve, varësisht nivelit të shkollimit të tyre.

“Edhe ne jemi që të bëhet sa më shpejtë ligji, mirëpo të kemi ligjin për pagat ku do të jenë të kënaqur të gjithë punëtorët”.

Mani gjithashtu deklaroi se janë të hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e punonjësve të arsimit lidhur me ligjin për pagat, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img