26,11,2024

Lunaçek kërkon hetim për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Must Read

Lunaçek, që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, madje ka kërkuar hetim të hollësishëm.

“Unë fuqimisht e dënoj dhe kërkoj hetim të plotë për dhunën ndaj ish-gazetares Arbana Xharra”, pohoi Lunaçek.

Ajo ka shtuar se fushata elektorale nuk duhet të shoqërohet me dhunë, sic ndodhi me Xharrën, e cila u sulmua tri ditë pasi bëri publike kalimin e saj nga gazetaria në politikë, përkatësisht në PDK.

Kalimi i gazetares në skenën politike u kritikua mjaft shumë, e po e njëjta kishte qenë cak i kërcënimeve për një kohë të gjatë.

Xharra u sulmua në orët e vona të së premtes në parkingun e saj nga disa persona, duke marrë disa lëndime trupore. Ndërsa, para se ajo të inkuadrohen në politikë ishte kërcënuar disa herë. I fundit, të cilën ajo e kishte bërë publik kanë qenë disa kryqe të vizatuara me ngjyrë të kuqe para derës së banesës së saj.

Xharra pasi u bë pjesë e PDK’së filloi aktivitetin e saj politik përkrah kreut të kësaj partie, Kadri Veseli, duke u takuar me disa grupe të ndërmarrësëve në vend.  /Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img