25,12,2024

Lumezi: Orientimi ynë, ngritja e një sistemi gjyqësor të pavarur

Must Read

Në këtë eveniment përmbyllës ishin të pranishëm kryesuesit e dy këshillave: Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të IRZ-it dhe CILC-it, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe vendore, gjyqtarë dhe prokurorë.

Lumezi, ka theksuar me këtë rast se zbatimi i këtij projekti madhor, me një përkushtim dhe punë të palodhur, në mes të stafit të Akademisë dhe ekspertëve të këtij projekti, ka bërë që ne sot së bashku të ndajmë rezultate dhe të arritura tejet të çmueshme. “

Akademia e Drejtësisë, në pajtim me mandatin ligjor që ka, gjithnjë ka bërë përpjekje në avancimin e programeve trajnuese dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve profesionale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjë, pa dyshim është mbështetur fuqishëm nga ky projekt, fokusi kryesor i të cilit ka qenë i shtirë në dy komponentë: “Avancimi i kapaciteteve trajnuese të Akademisë” dhe “Ngritjen e menaxhimit të Akademisë”, ka thënë kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Lumezi, gjatë fjalimi të tij, ka potencuar se orientim shumë i qartë dhe pa asnjë dilemë është mbështetja e ndërtimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe, mbi të gjitha, i një sistemi gjyqësor dhe prokurorial profesional, andaj, në këtë proces, Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”, ishte dhe mbetet një ndër projektet më të mëdha.

Në përfundim të konferencës, Kryeprokurori i Shtetit, ka nënvizuar faktin se Akademia e Drejtësisë, përgjatë viteve 2010-1017 ka përmbyllur procesin e transformimit nga Instituti Gjyqësor i Kosovës. “Gjatë kësaj kohe ka pasur mjaft takime, diskutime, konsultime, analiza krahasuese në mes sistemeve të ndryshme të institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe vendet e BE-së, konceptdokumente, dhe përfundimisht të gjithë janë pajtuar se sistemi aktual, i cili është i përcaktuar edhe me Ligjin për Akademinë e Drejtësisë është ai që më së miri i përshtatet Kosovës dhe është plotësisht funksional edhe në këtë fazë, kur prezantohen rezultatet e këtij projekti, dhe projekteve të tjera të donatorëve, që kanë mbështetur ndër vite zhvillimin e Akademisë së Drejtësisë, në një institucion që lirisht mund të renditet krahas institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe më gjerë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img