10,09,2025

“Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në finalen e dialogut”

Must Read

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme.

Ai ka thënë se diskriminimi sistematik dhe shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe se autoritetet serbe po i injorojnë kërkesat politike të shqiptarëve.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kamberi ka kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë.
Sipas Kamberit, nuk do të ketë stabilitet derisa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img