20,11,2024

Luftën e bëjnë heronjtë, përfitojnë horrat!

Must Read

Jo gjithherë ajo se çka bënë ti shpërblehet…Jo gjithherë sakrifica, vuajtjet dhe mundimet të japin në fund ,,Parajsën”, por më e keqja është neglizhimi i njerëzve që u flijuan për lirinë. Asnjëherë, sikur sot, nuk do të arsyetohej mllefi, që dikur, mund të kishte shkrimtari me origjinë franceze Victor Hugo, me thënien e tij të famshme ,,Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”. Kjo thënie e famshme, sot shumë mirë do ti shkonte për shtati Luftëtarëve të Lirisë, që dikur nuk kursyen asgjë nga vetja, për të prekur ëndrrën shekullore të quajtur LIRI, e që shumë nga ata, sot bëjnë një jetë mizore, e shumë herë pa gjëra elementare për jetë, për ata dhe pasardhësit e tyre.

Nga statistikat e nxjerra në teren, që nga përfundimi i luftës, kanë privuar nga jeta vetën e tyre dyzet e tetë ushtarë, e ndoshta edhe më shumë. E ajo që në të vërtet të ,,trondit” është vetëvrasja e njerëzve, të cilët nuk reshtën së luftuari për lirinë që po e gëzojmë, e gjithë kjo nga kushtet e rënda ekonomike, për këtë kategori që i shoqëron, qysh nga përfundimi i luftës së UÇK-së. Arsyeja e vetme, që dhanë fund të jetuarit, është mirëqenia sociale, për ata e pasardhësit e tyre. Ishin mbështetur për muri nga varfëria që i kishte kapluar, gjetën formën e privimit të jetës së tyre, për të ikur nga kjo botë e mbushur me maskarenj e horra, për të ikur nga vuajtjet e tyre e të fëmijëve të tyre, të cilat u bënë të papërballueshme, nga të cilat shteti i ri, për të cilin kishin luftuar, nuk ishte i gatshëm të merrej me ata. E sot ku janë institucionet ?!. Ku është shteti që funksionon nga meritat që ata e bënë tetëmbëdhjetë vjet më parë, e që nuk po u kthehet në të njëjtën ,,monedhë”. Kjo monedhë u kthye nga ana tjetër e medaljes, e që po përdorët për t’u shijuar luksi nga elita politike. E pushtetarët vazhdojnë të paguhen me shuma marramendëse, siç është rasti, për ish-presidentët të cilët hiq më pak, që për një vit harxhojnë rreth 25.000.00 euro pagë nga thesari i shtetit të Kosovës, apo iniciativa që ndërmorën muaj më parë, për të kërkuar rritjen e mëditjeve për deputetët e Parlamentit të Kosovës, e kur është në pyetje mbështetja financiare për këtë kategori njerëzish, dalin në pah rrezikimet e vijave buxhetore, e qortimet që mund të vijnë drejtpërdrejt nga FMN-ja e BB.

Ish-presidentët, përpos pagave të garantuara pas largimit nga posti i të parit, kanë edhe privilegje të tjera, atë të sigurimit shëndetësorë e shërbimeve mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

E ata që luftuan, nuk gëzojnë lloje të tilla benefitesh, për pos asistencës sociale, për të cilën pushtetarët ndihen ,,krenar”, për këtë mbështetje financiare. Politikëbërja e këtij shteti, nuk qëndron vetëm në investime në infrastrukturë, mallra e shërbime, madje një fond i veçantë për dreka e darka zyrtare të shoqëruara me udhëtime luksoze, pa kthyer kokën mbrapa, për gjendjen ekzistuese, që po e kaplon kategorinë e njerëzve të dalë nga lufta.

Nëse dikush duhet të ketë vend meritorë në këtë shtet, janë po ata gra e burra sypatrembur, që morën rrugën pa e ditur nëse do të jenë gjallë, për t’a gëzuar lirinë që e deshëm aq shumë!

Në botën demokratike, me një zhvillim të lartë ekonomik, kjo kategori e njerëzve, zë vend meritorë në instancat më të larta të shtetit, duke i llogaritur si njerëz të besueshëm, për të shërbyer në interes të vendit, pasi që ata vetë konsiderohen iniciues të themelimit të shtetit, e te neve kjo kategori njerëzish, ndodhët ,,në fund të pusit” .

 

MA:Nexhat Shahini

(Magjistër i Historisë)

Veteran i Luftës së UÇK-së

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img