26,12,2024

“Lufta kundër korrupsionit nuk është mbyllur as nga vendet e BE-së”

Must Read

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, po shprehën e bindur se fundi i vitit do ta gjejë Kosovën me lajmin për liberalizim të vizave.
Hoxha u shpreh se Kosova tashmë i ka 95 kushtet e kërkuara nga BE, për tu mundësuar lëvizja e lirshëm e kosovarëve.
Mirëpo, ajo thotë  se vonesa eventuale e liberalizimit, do të mund të bëhet vetëm me faj të BE-së, e asesi të Kosovës.

 “Ministria e Integrimeve, ka ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me liberalizimin e vizave, duke dokumentuar dhe deponuar argumente, pranë institucioneve relevante se të gjitha 95 kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizim, të gjitha janë realizuar. Kriteret janë përmbushur, pa dilemë. Vonesat për sjelljen e vendimit nëpërmjet rekomandimit për liberalizim, mund të jenë të lidhura me agjendën në Bruksel, e assesi me mos përmbushjen e kushteve për liberalizim”, ka thënë Ministrja Hoxha për Insajderin.

Kurse, sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, Hoxha thotë se këtë ështje nuk e kanë përmbyllur as vendet e BE-së, e lëre më Kosova.
“Gjithsesi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk është e përmbyllur në asnjë shtet, madje as në vendet të BE-së, andaj, edhe pas liberalizimit të vizave, përkushtimi ynë kundër këtyre dukurive do të jetë i vazhdueshëm, vendi ynë, rinia në rend të parë, nuk guxon të pengohet në integrim me vlerat evropiane, për shkak të neglizhencës së cilitdo institucion. Ne jemi gati, t’i bashkohemi këtyre vlerave, të ndarë krejt padrejtësisht për rrethana të njohura”

 Ajo ka shtuar se në takimet me anëtarët e lartë të BE-së, u ka thënë se Kosova ka bërë mjaft edhe në ndaljen e migrimit ilegal nëpër vendet perëndimore. Por, Hoxha pranon se migrimi ilegal ende është një temë e ‘nxehtë’.

“Gjatë takimit tim me anëtarët e Komisionit, për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE),secili nga ta, ishte tejet i frytshëm ngase, ata kanë konfirmuar përmbushjen e kushteve për liberalizim nga Kosova, kanë deklaruar se do ta votojnë rekomandimin pozitiv, madje edhe do të ushtrojnë ndikim në grupet e tyre kuvendore për të ndikuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të ndodh sa më parë. Ndërsa çështja e migrimit, është çështje e “nxehtë” aktualisht. Ne i kuptojmë brengat në Bruksel, por, kam deklaruar në takime me anëtarët e komisionit LIBE, Kosova është shtet i sigurt i origjinës, dhe ne kemi punuar shumë në legjislacionin sipas praktikave më të mira të vendeve të BE-së, institucione të kualifikuara për zbatimin e legjislacionit si dhe fushatat e vetëdijesimit kundër migrimit ilegal duke e penguar atë me mjete ligjore”, ka thënë Dhurata Hoxha.
Ministrja Hoxha ta tentuar që të arsyetohet edhe për deklarimet se fundi i qershorit do të jetë momenti kur do të jepej drita jeshile për liberalizim, duke thënë se janë të sigurtë që para pushimeve verore do të vijë rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian, shkruan Insajderi.

 “Jo, nuk presim vonesa, sipas informatave tona, fundi i qershorit ishte afati për rekomandim. Tashmë, jemi të sigurt se para pushimeve të verës do të vije rekomandimi pozitiv. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim”, ka thënë Hoxha.

Dhurata Hoxha u shpreh e bindur se do i qëndrojë besnike deklarimeve të saj dhe shumicës së zyrtarëve qeveritarë, se fundi i dhjetorit do të jetë koha kur më në fund Kosovës do t’i hiqet regjimi i vizave. Madje, ajo këtë zotim e lidhë edhe me deklarimet e zyrtarëve të lartë të BE-së.
“Dje keni dëgjuar edhe deklarimin e Komisionarit Hahn që shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi gati të fillojmë procesin e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve, për përfitimet që ofron liberalizimi i vizave, por edhe shkeljet ligjore që mund të sjellin pasoja për qytetarët tanë.
Ne do të ndërmarrim veprime informuese gjithëpërfshirëse, me të gjitha  institucionet e vendit por edhe me mediat dhe shoqërinë civile”, ka thënë Dhurata Hoxha.
Ne do të ndërmarrim veprime informuese gjithëpërfshirëse, me të gjitha  institucionet e vendit por edhe me mediat dhe shoqërinë civile”, ka thënë Dhurata Hoxha.
Kosova është i vetmi shtet i rajonit, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa regjimin e vizave. Premtime për liberalizimin e vizave që nga viti 2010, e kanë dhënë pothuajse të gjithë zyrtarët në pushtet. Momenti i parë kur është premtuar në mënyrë kategorike liberalizimi i vizave, kishte qenë në kohën, sa me qeverinë udhëhiqte tashmë presidenti Hashim Thai. Por, përvec që kjo nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij, nuk ka ndodhur as në kohën sa kryeministër ka qenë Isa Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img