01,12,2025

Luan me armë live në Instagram, qëllon veten aksidentalisht

Must Read

Një 13 vjeçar qëlloi aksidentalisht veten me armë live në Instagram, pasi arma me të cilën ai po luante shkrepi.

Malachi Hemphill nga Gjeorgjia, SHBA të hënën mbrëma ishte duke bërë një transmetim live në profilin e tij në Instagram kur nëna e tij dëgjoi një “bum” nga dhoma e tij.

Ajo dhe vajza e saj thyen derën e dhomës së tij dhe e gjetën atë në tokë të mbuluar nga gjaku, raportoi WXIA.

Nëna e tij tha se e dinte se diçka nuk ishte në rregull kur e dëgjoi zhurmën dhe menjëherë u ngjit shkallëve lartë me vajzën e saj.

“Thyem derën. E gjetëm atë të shtrirë në një pishinë gjaku”, tha nëna e tij. Adoleshenti u dërgua me shpejtësi në Spitalin Grady në Atlanta, por vdiq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img