18,01,2026

LSDM: Shkrimet për dënimin e popujve për gjenocid janë gënjeshtra

Must Read

“Gënjeshtër janë shkrimet e portalit “Republika” “Kurir” dhe mediat që i publikojnë për gjoja ndryshimin e flamurit dhe himnit shtetëror, për dënimin e popujve për gjenocid, për vendime gjuhësore në kundërshtim me Kushtetutën dhe sajesa të ngjashme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në të thuhet se “të gjitha këto gënjeshtrat janë vetëm përpjekje tendencioze për nxitjen e padurimit nacional mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve dhe turqve”.

“Shumica e madhe e qytetarëve, mbi 612.000 maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, romë dhe boshnjakë qëndruan njëri afër tjetrit në përcaktimin e fuqishëm për jetë, dretësi ndryshime dhe bashkëjetesë në Maqedoni. Për këtë, qytetarët janë faktori i stabilitetit në Maqedoni. Pushteti kriminal është i “defaktorizuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në të më tej thuhet se “bisedat për sigurimin e shumicës parlamentare janë vendosur thjeshtë në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Të gjithë që janë të frikësuar nga ndryshimet që marrin privilegje personale të individëve dhe sjellin përgjegjësi për veprat ndaj qytetarëve, nuk duan qytetarët të jetojnë në Maqedoni të këtillë. Si pasojë, të rrejshme janë lajmet dhe sajesat në mediat nga kryesia e kriminalizuar e VMRO DPMNE-së”, thonë nga LSDM.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img