21,12,2024

LSDM-ja i ka kthyer përgjigje BDI-së për gjuhën shqipe

Must Read

Burime brenda negociatave, bëjnë të ditur se gjatë takimeve intensive të një ditë më parë, grupet e punës së dy partive kanë arritur të tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin për gjuhën shqipe ndërsa kanë mbetur vetëm disa gjëra më të vogla pa u dakorduar, shkruan Alsat-M.

Negociatorët e BDI-së nesër do të njoftojnë kreun e partisë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave ndërsa pritet që gjatë ditës së hënë të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar në detaje projekt ligjin për gjuhën shqipe.

Nga selia blu thonë se nuk lëshojnë pe nga propozimet e tyre për ligjin e ri për gjuhën. Siç mëson Alsat nëse palët tejkalojnë dallimet rreth gjuhës shqipe, BDI-ja mund ti jep Zaevit firmat e nevojshme për të marrë mandatin ndërsa më pas do të vijojnë negociatat edhe për kërkesat tjera të integristëve. Nga ana tjetër LSDM-ja është e mbyllur dhe nuk jep asnjë informacion për rrjedhën e negociatave me BDI-në.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img