Por trajneri i iberikëve e di që gjërat duhen marrë me radhë dhe këtë do të bëjë me përfaqësuesen e tij.
“Futbolli të detyron të luash ndeshje të rëndësishme në një kohë të shkurtër, por ne jemi të përqendruar vetëm te ajo e ditës së nesërme. Më pas do të shohim si rrjedhin gjërat”, tha Lopetegui në konferencën e sotme për shtyp.
I ngacmuar nga gazetarët rreth formacionit të skuadrës, ai ka konfirmuar rreshtimin titullar ndaj Italisë, por ka bërë të qartë se nuk do të kursente asnjë lojtar duke menduar për sfidën ndaj Shqipërisë që vinte shumë shpejt.
“Nuk ke se si mendon për dy ndeshje njëherësh dhe kjo është e sigurt. Në kokën tonë është vetëm ndeshja e nesërme, nuk mendojmë më larg se ajo për momentin”, theksoi trajneri.
Për sa i përket duelit me Italinë, ai u tregua i qartë kur tha se ishte përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm, duke kujtuar edhe disfatën e pësuar në Europian. “Italia, mes Prandelit, Kontes e Venturës, ka një lojë të ngjashme, por nuanca të ndryshme me të njëjtin sistem bazë. Ajo është e qëndrueshme si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, kanë automatizma që funksionojnë shumë mirë.
.