11,09,2025

Lopa e ngordhur afër Bifurkacionit, askush nuk ndërmerr masa! (Foto)

Must Read

Jo larg bifurkacionit ka 5 ditë që ka gjendet një lopë e ngordhur dhe është hedhur në njërën nga degët e  lumit Nerodime, por askush deri më tani nuk ka marrë masa që ta largoi nga aty.

Për këtë një lexues ka dërguar edhe foto në redaksinë e FerizajPress, i cili thotë se kanë njoftuar të gjithë ata që duhet të kujdesen që kjo të mos bëhet burim i ndotjes së ujit apo edhe ndonjë epidemie. Por sipas tij askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë.
“ Në një degë të lumit Nerodime, disa metra nga Bifurkacioni në Ferizaj ka 5 ditë që ka ngordhur një lopë. Edhe pse kemi njoftuar të gjitha organet kompetente prapë nuk e kanë larguar. S’ka mbetur tjetër, vetëm të njoftojmë edhe investitorët e projektit të Bifurkacionit” ka thënë ky qytetarë.

Lumi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img