22,12,2024

Lokacioni i ri i varrezave në Ferizaj peng i përgjigjeve nga niveli qendror

Must Read

Përderisa lokacioni prej 8 hektarësh për varreza në fshatin Balaj të Ferizajt ka mbetur peng i kundërshtimeve të banorëve, Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt, ka kërkuar nga Komuna ta bëjë një zgjidhje derisa në varrezat e qytetit tashmë është në plotësim e sipër hapësira për varrezat.

Nga ana tjetër, Komuna po mundohet ta gjejë një lokacion në Fshatin e Vjetër, në hyrje të fshatit Rahovicë. Mirëpo, Komuna është në pritje të përgjigjes nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan “Koha Ditore”.

Bujar Hasani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, ka thënë se varrezat e qytetit brenda 2-3 muajsh plotësohen me varre për shkak të hapësirës së vogël, ndërkaq Komuna duhet ta gjejë një lokacion legjitim në mënyrë që të mos kenë telashe dhe kundërshtime nga qytetarët.

“Për BIK-un në Ferizaj nuk ka rëndësi lokacioni i varrezave, por ne na duhet që Komuna ta përshpejtojë procedurën, sepse varrezat e qytetit janë në plotësim e sipër. Banorët në fshatin Balaj vazhdojnë ta kundërshtojnë vendimin e Komunës për varreza brenda fshatit, ndërkaq ne nuk duam të kemi telashe me banorët”, ka thënë Hasani për gazetën Koha Ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img