23,12,2024

Lokacionet për Spitalin e Ferizajt dhe varrezat e qytetit pritet të caktohen gjatë këtij muaji

Must Read

Ferizaj.02.03.2018. Paraditen e sotme është mbajtur mbledhja e radhës e ekzekutivit komunal me ç ‘rast u diskutua për përgatitjet e pikave që do të propozohen në mbledhjen e muajit mars të Kuvendit Komunal, gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës si dhe aktivitetet javore të ekzekutivit lokal.

Drejtorët e drejtorive komunale raportuan për aktivitetet që kanë zhvilluar javën që po lëmë pas, takimet me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, qytetarë, si dhe çështjet që janë proceduar në secilën drejtori.

Lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve nga bora, gjegjësisht heqjen e saj, drejtori i shërbimeve publike Arben Halili njoftoi se në bazë të raporteve nga terreni, të gjitha rrugët në territorin e Ferizajt janë të qarkullueshme, operatorët vazhdimisht po kryejnë mirëmbajtjen e tyre dhe deri më tani nuk janë paraqitur pengesa të mëdha në menaxhimin e kësaj situate, për këtë edhe kryetari Aliu falënderoi kompanitë private vullnetare për angazhimin e tyre në tejkalimin e kësaj situate.

Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, njoftoi për rrjedhën e mbledhjes së fundit të Kuvendit Komunal, miratimin e pikave të propozuara nga ekzekutivi si dhe angazhimin në seancë të drejtorëve komunal, në paraqitjen e pikave nga sektorët që ata drejtojnë.

Në anën tjetër, kryetari Aliu duke falënderuar për angazhimet e tyre drejtorët komunal i njoftoi këta të fundit për aktivitetin e zhvilluar, planet e qeverisjes lokale në adresimin e shpejtë të disa çështjeve që kanë rëndësi për zhvillimin e projekteve të caktuara ,siç janë: caktimi i lokacionit për spitalin e ri, caktimi i lokacionit për varreza dhe angazhime të tjera që do të realizohen gjatë muajit mars e për të cilat ekzekutivi komunal ka filluar përgatitjet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img