27,08,2025

Loja psikologjike e Angela Merkelit, ja si e paralajmëroi Trumpin duke e uruar për fitore

Must Read

“Ne shohim përpara një bashkëpunim me ju”, i shkroi Merkel, Trumpit.

Shumica e udhëheqësve të botës i kanë uruar fitoren Donald Trumpit, pavarësisht deklaratave të

ashpra që i thanë për fushatën e tij zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Qëndrimi gjerman është i ndryshëm. Angela Merkel i është drejtuar atij në një mënyrë që në psikologji quhet “reintegrative shaming” ose teoria mbi rëndësinë e vënies në dukje të faktorit të turpit në vepra të këqija dhe deklarata.

Merkel me kujdes dhe në mënyrë indirekte vuri në dukje kushtet e saj kur tha se “Do të shohim të punojmë përpara me Trumpin në bazë të mirëkuptimit të ngushtë mbi bazën e vlerave të demokracisë, lirisë, respektit të ligjit dhe të dinjitetit të njerëzve, pavarësisë së origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimeve seksuale ose pikëpamjeve politike”.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së dhe votuesit e tij ndjehen të inkurajuar nga fitorja, por ata do të ndjehen të pranuar vetëm kur ata marrin një mesazh që lexon: “Mirë se vini në klub”.  /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img