Sport

Liverpoolin dhe Barcelonan i bashkon një statistikë fantastike

By FerizajPress

April 08, 2016

Janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Barcelona ka shënuar fitore kundër Atletico Madrid me rezultat 2:1 në ballafaqimin e parë të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Liverpool barazoi si mysafirë i i Borussia Dortmund me rezultat 1:1, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që këto dyja skuadrat të kenë një statistikë fantastike në garat evropiane për klube.

Liverpooli dhe Barcelona mbeten të vetmet skuadra ende pa humbje në garat evropiane.

Kujtojmë se takimet e ardhshme të këto dyja skuadrave do të zhvillohen javën e ardhshme.

Gjersa Barcelona do të udhëtoj për në Madrid, Liverpool do të jetë nikoqir i Dortmundit