16,09,2024

LIVE Republikanët fitojnë Kongresin dhe Senatin (Foto)

Must Read
Donald Trump

04:39- Partia Republikane ka fituar Kongresin dhe Senatin me votat e siguruara. Donald Trump ka fituar zgjedhjet në shtetin e Iowa dhe Winsconsin duke thelluar diferencën me demokraten Hillary Clinton.

Sipas Fox Newës, Donald Trump ka marrë 254 vota elektorake, që do të thotë se i duhen edhe 16 vota për t’u shpallur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Hillary Clinton ka marrë 209 vota elektorale.

Trump në avantazh të konsiderueshëm, një hap larg fitores

06:15- Donald Trump fiton bindshëm edhe në një shtet amerikan, duke lënë pas kundërshtaren e tij Hillary Clinton.

Tashmë janë duke u numëruar votat e fundit në shtetet amerikane të cilat edhe do të përcaktojnë fituesin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton lajmi.net.

Trumpit i kanë mbetur të marr vetëm edhe 32 vota elektorale dhe të bëhet president i SHBA-së. Tani ai ka 238 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka 209 vota të cilës i duhen 61 vota për t’u zgjedhur presidente.

Donald Trump fiton edhe një shtet, fitoren e ka në duar!

05:50- Kandidati republikan pwr president të Amerikës, Donal Trump, tani ka kaluar në epërsi të konsiderueshme ndaj kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton.

Trump po ashtu është shumë afër fitorës, rezultati i funditi në Gjergjia i siguroi atij 16 pikë elektorale.

Clinton për momentin ka 209 vota elektorale, ndërsa Trumpi ka 232 vota në Kolegjin Zgjedhor, transmeton lajmi.net.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img