Lajme

LIVE: Rama: Pse fola për Trepçën në Beograd? (Video)

By FerizajPress

October 27, 2016

(I plotësuar 21:35)- Kritika të mëdha ka marrë edhe për faktin se përmendi Trepçën.

Por, Rama ka treguar përse vendosi ta bëjë temë Trepçën në Forumin në Serbi.

“Në mbrëmje përpara se të bëhej takimi shihja gjithë mediat serbe të cilat ishin në anglisht të gjitha shkruanin për Trepçën dhe unë e ngrita, duke thënë besoj gjënë e duhur”, deklaroi Rama.

“Unë nuk merrem me ligjin, unë merrem me faktin që Serbia konteston një vendim sovran të Kosovës”.

Rama: Fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar  se çfarë ka thënë për Kosovën në Beograd dhe prej çfarë pozicioni e ka thënë.

Rama, i ballafaquar nga analistët, ka sqaruar se ai ka folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës.

“Kur unë shkova në Beograd për herë të parë, shkova si tradhtar, sepse nga të katër anët, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, askush nuk ishte dakord që unë të shkoja pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit, pastaj papritmas u ktheva si hero”.

“Por, unë s’jam as tradhtar as hero, unë jam në një detyrë që e bëjë me pasion dhe me gjithë vetëdijen time”.

“Pas vizitës së dytë, unë fola për Kosovën nuk fola në emër të Kosovës dhe nuk besoj se kam thënë diçka që nuk shkon. Por unë nuk merrem me, çfarë u tha, por merrem me kush e tha, pse e tha, çfarë mund të ketë mbrapa?”, ka thënë Rama.

.