27,11,2025

Lista Guxo aplikon si iniciativë qytetare për zgjedhjet në Ferizajt

Must Read

Lista Guxo në qytetin e Ferizajt ka aplikuar për regjistrim në KQZ si iniciativë qytetare për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur Vesa Xharra nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Kujtojmë se kjo degë e Guxo në Ferizaj, së fundmi ka shprehur pakënaqësi të mëdha me figurat e larta të saj.

Sot, kryetari i saj Balton Dërguti, ka akuzuar Haxhi Avdylin për gënjeshtra dhe se ‘ka punësuar familjarë në institucione’.

Reagimi i plotë i sotëm i ‘Guxo’ në Ferizaj:

Si duket Haxhi Avdyli ende nuk e ka kuptuar se duke gënjyer dhe manipuluar elektoratin dhe qytetarët nuk mund të ecet përpara, gënjeshtra vonon por del në shesh.

Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota te qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugen e tij dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me çdo kusht ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta dhe pastaj të punosh për shuarjen e frymës rugoviane dhe transferimin e vullnetit të votuesve te subjektet që përfaqesojne të majtën duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt këte mund ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli i cili prapë po e potencoj se është njeriu që ka punësuar familjar në institucione duke shkelur të gjitha premtimet e fushates zgjedhore

Sa për poziten e Zëvendësministrit ka me shumë se një muaj që e kam në dispozicion, e te cilën e kam refuzuar kategorikisht, madje një ofertë e tillë më është bërë edhe dje dhe sot kur po e jap këtë deklaratë , mbase Haxhiun se kanë informuar shokët e tij, por lufta ime nuk ka të bej me interesin tim personal, por jam nisur në shërbim të mbrojtjes së votuesve tonë, subjektit tonë dhe mbajtjes së premtimeve që i kemi dhënë në fushatë.

E kuptoj se Haxhi Avdyli nuk e ka problem të bëj devijime ,por unë asnjëherë as për pozitë Zv. Ministri dhe për asnjë interes tjetër nuk do të devijoj nga rruga e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova sepse me këtë premtim i kemi marrur votat tek elektorati ynë .

Për t’i ballafaquar argumentet e ftojë publikisht Haxhi Avdylin në debat publik në cilin do medium televiziv nacional.

Balton Derguti

Kordinator

Lista Guxo, Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img