26,11,2024

Liria e shprehjes a nënkupton edhe lirinë e lehjes?

Must Read


Hava Kurti Krasniqi

E habitur jam shumë me reagimet e disave nëpër rrjetet sociale, me thashetheme pa asnjë grimcë baze,se gjoja shkuarja e z.Haradinaj në gjykatë është lojë politike e qeveritarëve.
Unë se di ku e marrin këtë guxim?
Kjo është mëkat.
Pse bëheni rezil?
Këto janë profka të vetëposhtëruarve.
Bomba akuzuese.
Prandaj mos u bëni robot të armiqve, ndalni këto pena të egra e helmonjëse.
Kosova jonë ka përjetuar plagën e ndarjes nga Shqipëria.
Ka përjetuar diskriminim e vrasje psiqike e fizike.
Ka përjetuar luftë,dhunë,trishtime.
Kohë me stuhi të zymta.
Por kurr nuk ka qenë e çoroditur.
Kjo çoroditje vjen prej burimeve armike.
Sot nuk kanë mundësi armiqt të na mantretojnë si dikur,sepse sot jemi shtet,kemi ushtri,kemi një nënë qe quhet Shqipëri,kemi aleatë,e po jetojmë në universin e teknikës e kamerave,krejt transparent në çdo hap .
Por sot po na luftojnë armiqt me thashetheme të tilla.
Prandaj kujdes: me fjalë të tilla në vëllavrasje na qon Serbia.
Ata që i shërbejnë thashethemeve të armiqve ata janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve.

Me këtë rast mu kujtua një tregimi i një miku : Isha, tha, duke u kthyer nga Zvicra,menjëherë pas lufte, kalova nëpër Shqipëri,aty në Kukës na ranë një bandë,na goditën,na morën paratë.
Baba,ata flisnin shqip ,më tha djali
Jo,jo i thash,ata ishin shqipfolës,por kurr shqiptar.

Mësoni nga ky tregim.
Mos ta mbjellim të keqen.
Mosni se do t’iu kthehet në bumerang.

Nuk e ka dërgu z.Haradinaj në gjykatë as z.Thaqi
as z.Veseli,e ka dërgu rusi dhe sërbi.
Kjo gjykatë do ta ulë kokën para shqiptarëve.

E gabimi më i madh i qeveritarëve tanë : që nuk i vënë ligjet që dënojnë gazetarë e jo gazetarë që fantazojnë për hir të mediokritetit hasmues,që japin lajme pa e patur as grimcën më të vogël të sė vërtetës.
Liria e shprehjes nuk nënkupton lirin e lehjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img