16,10,2025

Limaj fton qytetarët t’i bashkohen Nismës

Must Read
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në shënimin e dyvjetorit të themelimit të kësaj partie në Kaçanik, ka kërkuar nga secili qytetar i kësaj komune, të cilët nuk pranojnë t’i nënshtrohen vullnetshëm asnjë sundimi të qeveritarëve apo liderëve politikë, t’i bashkohen Nismës.
Ai ka thënë se kjo parti që nga fillimi është për ndryshime pozitive në Kosovë. Ndërsa kryetari i Degës së Nismës për Kosovën në Kaçanik, Agim Çaka, ka falënderuar udhëheqësit e kësaj partie për mbështetjen e vazhdueshme e, po ashtu, edhe strukturat e kësaj dege për kontributin që po japin vazhdimisht.
Ai ka thënë se Nisma në Kaçanik është fokusuar në forcimin e strukturave, për të vetmin qëllim, që të jemi një zë i fuqishëm në Kaçanik dhe t’i mbrojmë interesat e çdo qytetari në këtë komunë.
13076541_1057730637652778_2542037096970178888_n
- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img