11,09,2025

Limaj flet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe pasojat eventuale

Must Read

Iniciativa e 22 dhjetorit me 43 nënshkrime të deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, tashmë është në duart e Qeverisë.

Qeveria ka afat që brenda një muaji të paraqesë mendimin e vet me shkrim lidhur me iniciativën.

Deri atëherë, kjo çështje po vazhdon të komentohet.

Është zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ai i cili thotë se një shfuqizim i mundshëm i Gjykatës Speciale është i dëmshëm për vendin. Dëmi sipas tij është më i madh se vetë themelimi i kësaj Gjykate.

Lideri i Nismës Social-Demokrate nuk mendon se kjo çështje duhet të vihet në rend dite duke parë më të rëndësishme tema të tjera.

“E kthyem një temë që është e harruar. Ne edhe në vitin 2015 kemi qenë kundër Gjykatës. Ne asnjëherë nuk mundemi me i thanë jo drejtësisë.  Ne i kemi thanë po adresimit të krimit, por jo qysh po doni me thanë ju. Ne kemi thanë, ne duan drejtësi e cila vrapon pas provave e jo pas përkatësisë etnike apo emrave të përveçëm. Ata nuk kanë ditë as çka po nënshkruajnë”, ka deklaruar Limaj.

“Ne kemi thanë se sa herë që vjen në parlament, ne e votojmë, e votojmë ndryshimin e asaj gjykate,. Por ne duam që iniciativa të ketë përgjegjës, të ketë adresë. Si ka qenë votimin i gjykatës i dëmshme për Kosovën në 2015’ën, shumë ma shumë është i dëmshëm shfuqizimi i saj në mënyrën qysh ka ndodhë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img