18,11,2024

Likaj: Gjysmëvjetori i dytë në shkolla nis më 18 janar

Must Read

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, ka mbajtur një takim virtual me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit.

Likaj tha se ka kërkuar që gjysmëvjetori i dytë të nis më 18 janar.

Ai theksoi se parësore mbetet skenari A, por mund të ndryshojë në varësi të situatës.

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”.

“Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img