Masat dhe aktivitetet diplomatike të Beogradit zyrtar, sipas gazetës serbe Blic, do të jenë të niveleve të ndryshme.
Sipas qeveritarëve të Beogradit, pikat, të cilat do të trajtojnë janë: njoftimi tek qarqet diplomatike për “ligjet e dhunës” në Prishtinë.
Pos kësaj, Beogradi paralajmëron se do të informojë me shkrim anëtarët e KS të OKB-së dhe BE-në, për problemet e paraqitura, kurse shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për Kosovën do të paraqesë, siç bën të ditur gazeta, shkeljet e Rezolutës 1244;
Beogradi kërcënon, gjithashtu, se do të formojë një ekip të ekspertëve ekonomikë, siç thuhet në gazetën Blic, që të mbrojë interesat e Serbisë dhe pronat.
Megjithë kërcënimet e përmendura, zyrtarët beogradas, më në fund, sikur detyrohen të pranojnë faktin se rrugëzgjidhja për çështjen e pronave dhe mosmarrëveshjeve është dialogu./RTK
.