20,12,2024

Ligjëratat e imamëve brenda burgjeve, të panevojshme apo domosdoshmëri?

Must Read

Shkelzen Marevci

Para pak ditësh Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri ka deklaruar  se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës do të dakordohen për ligjërata fetare brenda qendrave korrektuese, me qëllim që t’iu ndihmojnë personave të kthyer nga luftërat e Sirisë dhe Irakut. Ndërsa në anën tjetër disa ekspert të sigurisë kanë deklaruar se ky veprim është i gabuar, ngaqë mund të cenoj sigurinë brenda burgjeve.

Bazuar në mendimet e lartcekura, që janë në kundërshtime të plota njëra me tjetrën, shtrohet pyetja se, duhet apo nuk duhet të ligjërohet brenda shërbimeve korrektuese për temat fetare?

E para, mendimi i disa ekspertëve të sigurisë që janë kundër ligjëratave fetare brenda shërbimeve korrektuese (ligjërata që kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve që kanë rënë pre e mashtrimeve në emër të fesë), me argumentimin se cenohet siguria brenda dhe jashtë shërbimeve korrektuese, sipas mendimit tim është absolutisht i gabueshëm, sepse kjo logjik i kontribuon akoma më shumë radikalizmit, ngaqë pikërisht mungesa e njohurive për fenë është faktori kryesor për radikalizëm. Ngaqë ky problem është problem ideologjik nuk ka mënyra të tjera për t’ju kundërvër përpos interpretimeve të drejta nga imam të ditur dhe të verifikuar nga organet gjegjëses.

E dyta, nuk ka vend në të cilin mund të radikalizohet njeriu më lehtë sesa brenda burgjeve. Kjo ndodh ngase ambienti brenda burgut është një ambient në të cilin emocioni i mërzisë është tejet i lart, ngase i burgosuri ndahet fizikisht për një kohë të caktuar nga më të dashurit e tij. Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, të burgosurit nuk i mbetet askush tjetër që t’i  mbështetet nga të dashurit e tij përpos Zotit. Në situata të tilla (situata pikëllimi), njeriu urren të gjithë përpos Zotit dhe fetarëve. Zakonisht brenda burgjeve, të burgosurit, qofshin ata fetarë apo jofetar e kanë dozën e urrejtjes goxha të theksuar ndaj pushtetit dhe rrjedhimisht kalojnë në deklarata urryese dhe radikale dhe këto biseda urryese e radikale janë ‘’ushqim ditor i tyre’’, prandaj është e domosdoshme që atyre tu thuhet e vërteta për fenë nga imam të ditur dhe të verifikuar nga organet gjegjëse.

E treta, ligjëratat fetare brenda shërbimeve korrektuese do të ndikonin në vetëdijesimin e të rinjve të burgosur nga mashtrimet dhe manipulimet në emër të fesë dhe gjithashtu do të ndikonin në parandalimin e përhapjes së mendimeve dhe veprimeve radikale brenda dhe jashtë burgjeve.

Si përfundim dua të shtoj se, ajo që duhet të kihet parasysh lidhje me ligjëratat brenda burgjeve ka të bëj me përzgjedhjen e imamëve dhe temave të cilat duhet të ligjërohen. Bashkësia Islame e Kosovës, duhet të përzgjedh imam të cilët kanë njohuri të mjaftueshme për temat të cilat ata trajtojnë dhe imamët e përzgjedhur duhet të verifikohen nga organet gjegjëse. Gjithashtu, temat të cilat përzgjidhen është mirë që përzgjedhja e tyre të bëhet në bashkëpunim me psikolog dhe sociolog për shkak të ndjeshmërisë që shkakton ambienti i burgut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img