27,11,2025

Liga institucionale Ferizaj: Përfundon Sezoni i Rregullt në Grupin A

Must Read

Katër ekipe sigurojnë Play-Offin dhe ato janë FSK, OVL-UÇK-së, Posta-Vala dhe Sh.F.M.U “Imri Halili” Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së nëntë të Ligës Institucionale Fundjava u hap me ndeshjen Spitali dhe Raiffeisen Bank të cilat zhvilluan një ndër lojërat më të bukura në vitet e fundit.Dy skuadrat luajtën lojë të bukur dhe atraktive.

Në ekipet e tyre kishin njohës të mire të futbollit. Sherif Topalli, Zenel Shabani dhe Idriz Dugolli dhuronin aksione të bukura për Spitalin duke arritur të shënonin 4 gola por ato ishin të mjaftueshëm vetëm për të barazuar rezultatin në 4-4. Në anën tjetër Labinot Lubishtani, Gëzim Bajrami, Besnik Vishi dhe Arbnor Bajrami dhuronin spektakël duke shënuar plot 4 gola tjerë dhe për të ndarë pozitën e pare me Policinë por me një ndeshje më shumë. Duhet cekur se edhe referimi në këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm nga referët Reshat Hyseni dhe Alban Uksmajli.

Ndeshja tjetër e cila u zhvillua ishte Gjon Sereçi-KBI. Fillimi i ndeshjes fliste vetëm për një emër dhe atë të Rrahman Kurti i njohur si Mani Kurti. Ai shënoi tri gola në ndeshjen e radhës por lëndimi i i tij i hershëm ndikoi që ai mos ta përfundonte ndeshjen me gola tjerë. KBI në anën tjetër tregoi se është skuadër e forte dhe se rezultatet e fundit ishin më shumë krizë momentale. Individi më i dalluar i KBI-së ishte Kemajl Halili që dhuroi dy gola të bukur sikur ne ditët e hershme te rinisë. Gjithashtu edhe Shkëlqim Rexhaj shënoi 4 gola për të arritur shifrën e 20 golave të sezonit. Ndeshja përfundoi me fitoren e KBI me rezultat 8-4.

Ndeshja Posta-Vala dhe Imri Halili do ti ballafaqonte dy lojtarët pretendentë për këpucën e artë Përparim Mulaku dhe Fatlum Hajrullahu. Rezultati ishte i barabartë 3-3, i cili fundosi ëndrrën e Përparim Qorrit të Zjarrfikësve për pozitën e katërt të sezonit, e cila do ta kualifikonte në Play-Off. Skuadra e Imri Halilit fillimisht e hapi ndeshjen me golin e Fatlum Malokut 1-0 për të barazuar pastaj Posta Vala. Ndeshja që pritej të jetë ndeshja e sezonit në Grupin A, falë pozitës momentale në tabelë të skuadrave nuk ishte siç pritej, kjo edhe falë kualifikimit të hershëm në Play-Off të dy ekipeve. Këto ekipe do të presin ndeshjet tjera të Grupit B për të mësuar kundërshtarët e çerekfinaleve të Play-Offit.

KK Ferizaj dhe Keds zhvilluan ndeshje të bukur dhe me gola të shumtë. Ekipi i KEDS vinte pas disa serive te fitoreve te arritura kurse ekipi KK Ferizaj gjithashtu vazhdonte të bënte një gjë te tille, sidomos me përforcimet e bëra. Agon Zhinipotoku shënoi hetrikun me te shpejte ne histori të Ligës Institucionale. Për tri minuta arriti tri gola kurse Driton Qiraxhiu u dallua me një hetrik tjetër për Kk Ferizaj, duke shënuar edhe një eurogol. Për ekipin e Keds me lojë të mire u dallua Qëndrim Guri, kurse i vetmi qe mbante ne lojë skuadrën e Keds ishte Përparim Cakolli me 4 gola të shënuara. Ne fund fitorja i takoi ekipit te KK Ferizaj me rezultat 6-5.

Ndeshja përmbyllëse e fazës së rregullt në Grupin A ishte ajo në mes OVL-UÇK-së dhe KRK-së. Skuadra e Burim Sadikut befasoi me golin e shënuar në fillim dhe ndeshjen e mençur të treguar. Por për të kthyer moralin u përkujdes Bekim Halili dhe pjesa e pare përfundoi 1-1. Pjesa e dytë prapë me të njëjtin ritëm dhe sërish KRK-së shënoi golin për 2-1 por zëvendësimet dhe sidomos hyrja e Asllan Asllani dhe Zijadin Hasani ndryshuam rrjedhën e takimit dhe e rikthyen lojën në favorin e tyre për ta përmbyllur takimin me rezultat 5-3 në dobi të OVL-UÇK-së.

Duhet cekur se mungesa e trajnerit Nexhat Shahini në fillimet e takimit la pasojat e tij sepse nuk kishte një udhëheqës që do t’i bënte ndërrimet. Nexhat Shahini është treguar SKAUT i vërtetë me ofrimin e lojtarëve Ardian Jashari dhe Zijadin Hasani dhe se mungesa e tij në takimet e OVL-UÇK-së sjell kokëçarje. Ekipi i KRK-së me lojërat e treguar në fund të kampionatit ka treguar se ajo tash e tutje do të jetë arrë e forte për çdo ekip. Mundësinë e pare për të treguar këtë epitet e ka në ndeshjet e kupës.

15058606_1277322818954509_1278788584_n 15058799_1277322885621169_739882173_n 15033832_1277322998954491_1605120462_n 15050474_1277323102287814_1582750327_n 15033720_1277323342287790_531580867_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img