Për dallim nga Vetëvendosje, dy partitë tjera opozitare AAK dhe Nisma në takim po përfaqësohen në nivel më të ulët të hierarkisë partiake, me Ardian Gjinin, përkatësisht Jakup Krasniqin.
Pavarësisht organizimi i tryezës dhe tema nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me bashkëpunimin pozitë-opozitë, pjesmarrja në këtë takim e liderit të VV-së, mund të cilësohet si veprim jo i zakontë për faktin se në këto muajt e fundit përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare, kanë refuzuar të ulen në një tavolinë të përbashkët me liderët qeveritarë, pavarësisht nivelit të takimeve.