Ky subjekt politik ka njoftuar edhe për aktivitet që do të mbahen në kujtim të dy të vdekurve në këto protesta, Arben Xheladinit dhe Mon Balaj.
Lexo postimin e plotë:
10 Shkurti – 10 vite pas
10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullur për liri e pavarësi. 10 Shkurti madhështohet edhe nga fakti që Kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon këto aktivitete:
10:00 – Homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë
11:30 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë
12:30 – Homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’
13:00 – Ekspozitë me fotografi në atelenë e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’
14:00 – Tribunë me temën ‘Plani i Ahtisaarit dhe tezat e VETËVENDOSJE!-s, 10 vite pas’, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’