17,11,2024

Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbajtur sot tubim elektoral në Ferizaj

Must Read

Qytetarëve të kësaj komune i është drejtuar ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Faton Topalli.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të aktivistëve të Lëvizjes, emigrantëve, dhe familjeve të dëshmorëve. Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE do ta rimëkëmbë ekonominë e Kosovës.

“Këta e shkatërruan ekonominë, ne do ta zhvillojmë“, tha Topalli para ferizajasve.

Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE e do pushtetin për t’i shërbyer popullit, e jo për interesa të ngushta klanore.

“Këta i kthyen qytetarët në shërbëtore, ne do të bëheni shërbëtorët tuaj”, tha Topalli.

Gjatë tubimit në Ferizaj, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

“Si sot më kujtohet vera e 99 këtu në Ferizaj, Kosova e çliruar nga okupimi serb, qindra të larguar po ktheheshin në qytet. E kishin besimin, entuziazmin, optimizmin, shpresën, përkushtimin dhe krenarinë. Po sot pas 18 vjetëve?! Matrapazët e pas luftës ia kanë vra këtij populli shpresën dhe të ardhmen”, tha Konjufca.

Megjithatë ai tha se sheh një dritë në fund të tunelit, e ajo është VETËVENDOSJE.

“VETËVENDOSJE do t’ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t’ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik”, premtoi Konjufca në Ferizaj.

Konjufca po ashtu shtoi se garancia e fitores së VV-së janë aktivistët që angazhohen pa u lodhur.

Pretendenti për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e tyre me qytetarët e Ferizajit, ka thënë se ky subjekt partiak është e vetmja mundësi që do e çojë vendin drejt Bashkimit Europian.

Kurti para masës së qytetarëve të Ferizajt, tha se me ardhjen e tij në qeveri në mandatin e ardhshëm, do t’u jepet qytetarëve të vendit shpresë dhe tha se nuk do largojnë njerëz nga puna për arsye partiake, transmeton Klan Kosova.

Kandidati i VV-së për të parin e qeverisë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, siguroi qytetarët se nëse VV del fituese, do të kenë të sigurtë vendet e tyre të punës, pavarësisht se kë kanë votuar ata.

”Si pasojë e punës së mbrapshtë, e mos punës së tyre, kemi shkolla pa arsim e spitale pa shërim, sindikata pa punëtorë e punëtorë pa punë”.

”Vetëvendosje është edhe zgjidhje edhe zgjedhje, është edhe ndryshimi edhe fitorja. Hajnat në vendet e zhvilluara demokratike, shkojnë në burg. Por, asnjëri prej tyre edhe gjithë ata bashkë, nuk guxojnë të thonë hajnat në burg, sepse edhe vet janë të përfshirë në hajni”.

”Nuk ka më shko te shpia për ata që e kanë shkatërruar këtë shtet. Hajnat në burg. Ne u japim shpresë njerëzve, si lëvizje, sepse njerëzit që lëvizin janë e vetmja shpresë. Nuk do heqim njerëz për arsye partiake, por do ndëshkojmë ata që e vjedhin apo zhvatin qytetarin”.

”Vendin e punës e keni të sigurtë pavarësisht kë ju keni votuar. Dera drejt BE-së e ka numrin 35. Vetëvendosje është subjekti i vetëm që dërgon shtetin në Bashkimin Europian. Mos humbni kohë me koalicionet që u ka humbur lëmshi, është dobësi të mos korrigjosh gabimin. Pushtetarët lëvizën me lëpirëse”, ka përfunduar Kurti.

Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverinë e ardhshme, do punohet me Kosovën ashtu sikurse ky subjekt partiak punoi me Prishtinën.

Në tubimin e mbajtur sot në Ferizaj, Kadaj-Bujupi tha po ashtu se plani i tyre vetëvendosës është e vetmja perspektivë për qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

”Nuk ka rrugë të shkurtër për tek e drejta, e as për tek zhvillimi. Nuk ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin ky gratë e burrat shohin shpresën”.

”Do bëjmë gati nga një shujtë për cdo fëmijë të Kosovës ashtu sic bëmë në Prishtinë. Ashtu sic bëmë në kryeqytet do bëjmë në tërë Kosovën. Në UP askush nuk do të lejohet të paguaj më taksë”.

”Për cdo fëmijë nën moshën 15 vjeç ne kemi ndar nga 10 Euro, do të vendosen në llogarinë e nanës. Ka vetëm një mënyrë të largohemi nga gjendja që na ka kapluar, është plani vetëvendosës”.

”E kemi programin, e kemi ekipin, Albinin Kryeministër, e nuk do ndalemi deri në fitore”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img