13,11,2025

Lëvizja “Protestoj” nuk është e regjistruar?

Must Read

Protesta-2-780x439-1900x700_c

Kërkesat e “Protestoj” janë gati se identike me ato të liderit të LSDM, Zoran Zaev. Kërkesat e tyre janë shtyrja e zgjedhjeve për një afat të pacaktuar, formimi i qeverisë kalimtare, reformat në media, si dhe pastrimi i Listës zgjedhore.

Lëvizja qytetare „Protestoj”, e cila paraqitet si organizator i protestave në Shkup, nuk është e regjistruar askund, thonë anëtarët e lëvizjes. Ata theksojnë se nuk shohin nevojë të regjistrohen dhe se nuk dëshirojnë të eksponohen.

– Funksionojmë si iniciativë joformale qytetare. E shfrytëzojmë të drejtën për protestë si të gjithë qytetarët tjerë. Nuk dëshirojmë të eksponohemi si liderë, por si grup – thotë, Vladimir Delev, anëtar i „Protestoj”.

Iniciativa qytetare paraqitet para këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit, me propozim të 100 qytetarëve.

Në protestat, që janë në organizim të “Protestoj”, deri më tani kanë ndodhur disa incidente serioze, siç është shkatërrimi i zyrës së presidentit Ivanov, gjuajtja me gurë e Ministrisë së drejtësisë si dhe hedhja me ngjyrë drejt ndërtesës së Ministrisë për kulturë dhe “Portës së Maqedonisë”.

Gjatë protestave të mbrëmshme u godit monumenti „Prometeu”, si dhe ndërtesa e Qytetit të Shkupit, mbi të cilët u hodh me ngjyrë dhe me vezë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img