10,09,2025

Letër publike Gjeneralit e Kryeministrit Ramush Haradinaj

Must Read

  I nderuar Mitrovica sot për sot paraqet problemin numër një për Kosovën.

Klasa politike do të duhej të ndërgjegjsohej se problemi në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet me deklarata, por me veprim konkret te institucioneve shtetërore e jo me tu rrahur institucionet e sigurisë nga organet ilegale paramilitare serbe te kontrolluar jasht Kosovës .
Nuk ke nevojë të takohesh me ata që nuk i njohin Republikën dhe institucionet e Kosovës ( Millana e Stojana ), por shtrije funksionin e organeve të sigurisë e të zbatohet ligji e të mbrohet edhe popullata shqipëtare në tokën e vetë .
Populli Shqiptarë në atë pjesë jetonë i rrezikuarë gjitha fushatë, prandaj kerkohet urgjentisht të funksionoj Shteti me organet e saj.

Ne Kombi Shqipëtar nuk duhet me vonesë me i kuptuar ” lojërat ” që të tjerët i kanë luajtur .

Kryeminister i Republikës Ramush Haradinaj Kujdes nga lojrat që mundë ti luajë e ashtuquajtura Lista serbe (Dora e Zezë) kjo listë e ka këtë mision për spastrimin etnik të pjesës Veriore të Kosovës , e jo për Bujqësin.

Se si do të reagojmë sot , do të varet shumë e nesermja , prandaj rekomandojmë që vazhdimisht të punojmë në senzibilizimin e subjekteve me përgjegjsi ndërkombëtare mbi zgjidhjen e të drejtës tonë historike kombëtare të trojeve tona të Shqipëris Etnike .

Problemi i Mitrovicës duhet të mbyllet dhe atje të funksionon jeta instucionale e shtetrore e Republikës së Kosovës , zgjidhjet e përkohshme nuk janë fare zgjidhje ato kërcenohen me rrezikun që mos të ketë zgjidhje.

Mos harro Kryeminister se kufijtë e Kosovës nuk janë në “pjesën veriore” të Mitrovicës , territori i Kosovës shtrihet deri në Rashkë.

Me Konsideratë
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
Shqipëri Etnike – Mërgatë

15.09.1017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img