04,05,2024

Lëshohet në qarkullim dy kahësh rruga ‘’12 qershori’’

Must Read

Nga mbrëmë, rruga “12 qershori” në Ferizaj, është bërë e kalueshme për automjete në të dyja kahjet, për shkak të punimeve që kanë filluar në rregullimin e qendrës së qytetit.

Këtë vendim të pushtetit lokal, nuk e mirëpritën aspak bizneset që operojnë përgjatë rrugës “12 Qershori”. Ata thonë se kjo gjë do t’i dëmtoj shumë.

“Është bërë dy kahje nga mbrëmë, për biznese është shumë e vështirë sepse është e vështirë për t’u ndalë klientët sepse nuk kanë ku me u ndalë, ata për me ardhë tek biznesi ynë duhet të ndalen në trotuar, menjëherë vijnë policia dhe e dënojnë. As nuk na kanë paralajmëruar paraprakisht, vetëm kur i kemi parë veturat duke lëvizur në dy kahje, për ne është shumë problem sepse nuk mund të shërbehen klientët”,tha Jeton Zagraxha.

“Nuk ka ku të ndalet klienti, është shumë problem për ne, kjo që kanë bërë është marre, pak më herët sa nuk ndodhi një aksident”,tha Behlul Islami.

Inspektori i komunikacionit në Ferizaj, Hajrush Leka, tha se një vendim i tillë, i paparalajmëruar, është marrë për shkak të tollovisë që krijohej nga punimet në shesh.

“Nuk kemi patur mundësi me i lajmëru qytetarët, arsyeja ka qenë se siç dihet janë duke u kryer punimet në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është krijuar tollovi dhe ne i kemi ndërmarrë mbrëmë masat dhe i kemi ndryshuar kahjet, ndërsa për momentin do të jetë dy kahje, por ne do të përcjellim zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë dhe do të shohim se si do të jenë rezultatet, por për momentin do të jetë kështu deri në një vendim tjetër”,tha Reka,transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img