02,05,2024

Leorant Kurti nga Zllatari i Ferizajt që e humbi jetën në një pusetë do të varroset sot në ora 18:00

Must Read

Lidhur me rastin ka folur kushërira e parë e djaloshit 12 vjeçar, i cili humbi jetën në një pusetë në fshatin e tij.

Leoranti kishte shkuar për të mbledhë lajthia, por për ta bërë këtë, ai duhej të kalonte nëpër ujë.

Ngjarjen e tregon I.Kurti, familjare e ngushtë e Leorantit.
“Djali një ditë përpara kishte qenë më mbledhë lajthia. Kur është kthyer në shtëpi i ka treguar babës së vet dhe ky i ka bërtit. Ai e dinte që aty ishte rrezik. Leoranti i kishte premtuar se nuk do të shkonte”, thotë zonja Kurti.

Por, premtimi i djalit nuk zgjati shumë. Ai të nesërmen me dy shokë të tij dhe vëllanë e vogël, 10 vjeçar kishin shkuar pranë pusetës, me qëllim që ta kalonin dhe të mblidhnin lajthia. Me ta kishte qenë edhe djali i zonjës Kurti.

Ajo tregon se djelmoshat e kishin marrë një litar në rast nevoje kur të hynin në ujë.

“E kanë thirrë dy kushëri të tij. Ai e kishte marrë edhe vëllanë e vogël, 10 vjet i ka ai. E kan marrë një litar. Kur kanë shkuar te uji, ka hy Leoranti i pari për të parë se sa i thellë është, ndërsa me anë të litarit e kanë mbajtë të tjerët. Por Leoranti ka rrëshqit thellë e më thellë duke u zhytur në ujë. Fëmijët nuk kishin mundur ta mbajnë në litar sepse nuk kanë pasur forcë. Leoranti është shkëput nga litari”, sqaron tutje ajo për Indeksonline.

Kur Leoranti nuk doli nga uji, familjen Kurti e kishte lajmëruar vëllau i vogël. Pas disa orësh kërkime, njësitë relevante e kishin nxjerrë nga uji trupin e djalin 12 vjeçar. Kryetari i fshatit, Xhevat Sallahu, dje kishte deklaruar se nuk e di përse ishte hapur ajo pusetë në fshatin e tij. Përreth pusetës nuk ka pasur as ndonjë shenjë paralajmëruese se është rrezik

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img