26,11,2024

Lekaj: T’i lëmë kritikat ndaj njëri-tjetrit, të punojmë për protestën e 14 majit

Must Read

lekaj-me-qeverin-euml-flasim-vet-euml-m-p-euml-r-zgjedhje_hd

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka bërë thirrje subjekteve opozitare të vendit që të heqin dorë nga zhurma e kotë dhe kritikat ndaj njëra-tjetrës, për të punuar për protestën e thirrur kundër qeverisë për datën 14 maj.

“Në këtë gjendje të rendë në të cilën po kalon vendi ynë për mes zhurmës së kotë dhe kritikave ndaj njëri tjetrit ne po humbim kohë dhe nuk po i ofrojmë qytetarëve mbështetje, kjo nuk i takon opozitës”, ka shkruar Lekaj në faqen e tij në Facebook.

Lekaj ka thënë se gjendja e mjerueshme në vend kërkon vullnet opozitar dhe mobilizim qytetar, edhe pse brenda opozitës ka mendime të ndryshme në koncepte dhe në platformat e programeve partiake.

Ky është postimi i plotë i Lekajt në rrjetin social:[quote_box name=””]

 

“Në vend të zhurmës së kotë , në vend të kritikave ndaj njëri tjetri ti kthehemi punës opozitare dhe të punojmë për datën 14 Maj për protestën e thirrur kundër qeverisë!

Në këtë gjendje të rendë në të cilën po kalon vendi ynë për mes zhurmës së kotë dhe kritikave ndaj njëri tjetrit ne po humbim kohë dhe nuk po i ofrojmë qytetarëve mbështetje, kjo nuk i takon opozitës.  Gjendja e mjerueshme në vend kërkon vullnet opozitar dhe mobilizim qytetarë edhe pse brenda opozitës ka mendime të ndryshme në koncepte dhe në platformat e programeve partiake por kur është në pyetje interesi i vendit, mbrojtja e tij nga kjo qeveri shkatërruese bëhet vetëm atëherë kur ne të gjithë të bashkuar vazhdojmë rrugën e nisur për ta dërguar në shtëpi Isen me bashkëpunëtorët e tij.

Kjo qeveri ka dështuar në çdo segment qeverisës, qytetarët janë të mllefosur më realitetin e hidhur në vend dhe këtë mllef e vërtetuan në protestat e organizuara nga opozita. Prandaj AAK-ja, NISMA po e vazhdojnë dhe po punojnë për protestën e 14 Majit që do të mbahet në Prishtinë kundër qeverisë antikushtetuese, por kësaj proteste duhet ti bashkohet çdo qytetarë dhe çdo parti që ka shpirt të opozitarizmit, të punojnë me shumë që protesta e radhës të jetë mesazh edhe me i fuqishme për kundërshtimin e qeverisë me të keqe në historinë e Kosovës.

Në vend të zhurmës më shumë punë, në vend të kritikave më shumë takime më qytetarë sepse është obligim i të gjithëve të punojmë për të mirën e vendit..!”

[/quote_box]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img