28,11,2025

Lekaj: Kryeministri Haradinaj me plotësimin e “standardeve” i hapi rrugë pavarësisë

Must Read
Pal Lekaj, AAK

“Propozimi gjithëpërfshirës për Kosovën i presidentit Ahtisari në vitin 2007, ishte një dokument i cili e hapte rrugën për një Kosovë të pavarur, stabilite, të zhvilluar e demokratike, e që do të kishte mbështetje nga miqtë dhe bota demokratike”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Sipas tij, sot kur jemi në 10 vjetorin e këtij propozimi, Kosova është e pavarur, nuk është stabile, zhvillimi ekonomik është i mangët e demokracia është gati sa e rrezikuar.

“Kushtetuta e saj është moderne, por e cila në vazhdimësi është rrezikuar seriozisht nga pushteti e nga disa individ që nuk e kanë pranuar demokracinë të cilën kjo kushtetutë e promovon. Gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese duke qenë e ndikuar nga politika ka nxjerrë shpesh vendime që kanë rënë ndesh me vullnetin qytetarë dhe frymën e kësaj Kushtetute. Gabimi po vërtetohet edhe në rastin e Maqedonisë, ku atje po rezulton që ata që i krijojnë numrat, mund ta krijojnë qeverinë, pavarësisht nëse i kanë fituar zgjedhjet ose jo!”, thotë Lekaj.

Kosova edhe sot, shton ai, është në një dialog i cili nuk po rezulton me ndonjë të arritur.

“Kosova e sotme ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës e të mos sillemi sikur para 10 vjetëve kur ishim nën protektorat”, ka shkruar në fund Lekaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img