26,12,2024

Lekaj i quan shpifje raportimet ndërkombëtare për kampe terroriste në Kosovë

Must Read
ISIS, Arkiv

Ai në një deklaratë dërguar mediave i ka quajtur shpifje këto raportime, duke thënë se në qytetet  ku përmendet për ekzistimin e këtyre  kampeve është e pamundur të ndodh një gjë e tillë pasi ka prezencë të madhe të KFOR-it.

“Qytetet që këto lajme i potencojnë për mundësinë e ekzistimit të kampeve për trajnimin e terroristëve, praktikisht është e pamundur që të jetë ashtu, sepse në të gjitha këto qytete është më së shumti e theksuar prezenca e KFOR-it, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë kufijtë e Kosovës”.

“Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Lekaj, përcjell lajmi.net.

Ai ka kërkuar nga MPJ që të jetë më  dhe përmes ambasadave dhe personave të tjerë të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që këto lajme të rrejshme të demantohen, kjo të behët në kontakte të drejtpërdrejta me miqtë e Kosovës, që t’u behët e ditur se përse dalin të tilla lajme dhe nga kush fabrikohen.

Sa i përket luftës së UÇK-së, ku nga këto media thuhet se, ajo ishte luftë anti-krishterizëm,sipas Lekaj,  kjo është një non-sens i llojit të vet, sepse e gjithë bota demokratike e ka mbeshtetur luftën e saj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Lufta e UÇK-së nuk është bërë për liri fetare, por për lirinë kombëtare, e shtetërore të një populli i cili, padallim feje ka qenë i shtypur dhe i margjinalizuar nga regjimi i Millosheviçit.

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img